DYLON

Kryetari i Vitisë priti një delegacion nga komuna Saint-Julien-en-Genevois, u bë me dije se Vitia pritet të binjakëzohet me këtë komunë

Kryetari i Vitisë priti një delegacion nga komuna Saint-Julien-en-Genevois, u bë me dije se Vitia pritet të binjakëzohet me këtë komunë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Franca përkatësisht nga komuna Saint-Julien-en-Genevois, të udhëhequr nga drejtori i Kulturës, Sportit dhe Shëndetësisë z. Julien Chevalier dhe përfaqësuesin e mërgatës tonë në këtë pjesë Gafurr Ademi.

Qëllimi i këtij takimi ishte binjakëzimi i komunës së Vitisë me komunën Saint-Julien-en-Genevois dhe bashkëpunimi në mes tyre në aspektin shëndetësorë, kulturorë e sportiv.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti ka falënderuar Chevalierin dhe Ademin për gatishmërinë e bashkëpunimit si dhe ka theksuar se kjo iniciativë do të jetë urë e bashkëpunimit mes Vitisë dhe Sant –Julianit, dhe si e tillë do të ndihmoi në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si në shëndetësi , kulturë e sport.

Në fund të këtij takimi kryetari Haliti pati një dhuratë simbolike për mysafirët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.