Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti.
Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, ndërsa kryetari Haliti i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune.
Ai gjithashtu u uroi atyre edhe festat e fundvitit. /2LONLINE/