Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, Alper Erbaş dhe përfaqësuesin e KEDS-it, z. Alpin Dogan.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bizneseve nga Komuna e Vitisë, pasi që në veçanti është folur mbi rregullimin e infrastrukturës energjetike në Zonën Ekonomike me Status Park Industrial që është duke u ndërtuar për skaj të magjistrales Gjilan-Ferizaj, konkretisht në fshatin Budrikë.
Kryetari Haliti ndër tjerash ka folur edhe për nevojat që kanë qytetarët e kësaj komune në rehabilitimin e rrjeteve elektrike dhe furnizimin stabil me rrymë.