DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it zviceran në Kosovë

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it zviceran në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran në Kosovë, menaxherin Veton Rruka, si dhe koordinatorin Nderim Pasuli, me të cilët ka diskutuar rreth projekteve të ndryshme në sferën e arsimit dhe të bujqësisë, respektivisht bimëve mjekuese aromatike, përpunimit të perimeve dhe pemëtarisë manore.

Kryetari Haliti, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin që kanë pasur vitin e shkuar me Caritas-in Zviceran në Kosovë, duke shtuar se projektet e tilla janë shumë të nevojshëm për qytetarët vitias.

EkoHigjiena

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Caritas-in vitin e kaluar. Përmes projekteve të shumta të investuara në komunën e Vitisë, kanë përfituar shumë qytetarë të komunës sonë, të cilët kanë siguruar të ardhura për familjet e tyre. Komuna e Vitisë, do të jetë çdoherë derëhapur dhe e gatshme për bashkëpunime”, ka thënë Haliti.

Edhe përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran në Kosovë, kanë thënë se komuna e Vitisë është komuna më bashkëpunuese, si dhe e kanë vlerësuar si të shkëlqyeshëm bashkëpunimin që kanë pasur vitin e kaluar. Ata, gjithashtu kanë bërë me dije se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe këtë vit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.