DYLON

Kryetari i Vitisë, priti në takim përfaqësues të shoqatës zvicerane Entr-Aides, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit

Kryetari i Vitisë, priti në takim përfaqësues të shoqatës zvicerane Entr-Aides, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot takim përfaqësues të Shoqatës Humanitare “Entr-Aides”, të udhëhequr nga z. Cédric Bonnébault.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mundësinë e organizimit të një programi për vendosjen e 5 studentëve zviceranë dhe një profesori në familje të ndryshme vitiase dhe atë për një periudhë të shkurtër, me qëllim promovimin e shkëmbimit kulturor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për një aksion humanitar të përbashkët, që ka për qëllim të ndihmojë me pako ushqimore 300-500 familje në nevojë, që kryesisht përballen me vështirësi financiare në territorin e komunës së Vitisë.

Kryetari Haliti theksoi se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për të forcuar lidhjet mes dy kombeve, por edhe për të mbështetur ata që kanë më nevojë.

Kryetari Haliti gjithashtu shprehu gatishmërinë e komunës së Vitisë për të mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në forcimin e lidhjeve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.