DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim nxënës nga Sarajeva

Kryetari i Vitisë priti në takim nxënës nga Sarajeva
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë pritur sot një delegacion të nxënësve nga Shkolla Mekanike e Inxhenrisë së Sarajevës nga Bosnja dhe Hercegovina në krye me drejtorin, Faruk Çupoviç.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka dëshuar atyre mirëseardhje, duke i njoftuar ata edhe mbi zhvillimet gjithmbarëshme në komunën e Vitisë. Ai tha se kjo komunë njhet edhe për faktin se dy shkollat e para shqipe në Kosovë, gjenden brenda territorit të saj, konkretisht në Pozheran dhe Stubëll të Epërme të Vitisë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti e çmoj lartë bashkëpunim që shkolla nga Sarajeva ka me shkollën “Kongresi i Manastrit” në Pozheran, duke i inkurajuar që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, pasi që do ta kenë edhe përkrahjen e qeverisjes lokale në Viti.

Ndërkaq përfaqësuesi i shkollës së Sarajevës, Faruk Çupoviç tha jemi të habitur me mikëpritjen që po na bëhet në Viti, duke i falënderuar të gjithë për siç tha mikrptjen e ngrohtë dhe të përzemërt. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nxënës nga shkolla e Pozheranit në krye me drejtorin e saj Mefail Halabaku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.