DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim kryetarin e Federatës së Sportit shkollor

Kryetari i Vitisë priti në takim kryetarin e Federatës së Sportit shkollor
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Federatës së Sportit shkollor, Ardian Telaku, përfaqësuesin e Departamentit të Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fikret Shatrin dhe Agron Dubofcin.

Në takim ishin edhe përfaqësues të Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike nga Komuna e Vitisë, me që rast është diskutuar për formimin e Ligës shkollore të sportit, mbështetjen e aktiviteteve sportive shkollore, ku kryetari Haliti u shpreh I gatshëm të vazhdoj përkrahjen si deri më tani.

Po ashtu, kryetari Haliti i ka njoftuar ata me përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike, si dhe realizimin e shumë projekteve në krijim të kushteve sa më të mira të infrastrukturës sportive nëpër shkolla.

EkoHigjiena

Kurse Ardian Telaku, kryetar i Federatës së sportit shkollor, tha se ky takim ka të bëjë me njohjen por edhe thellimin e bashkëpunimit me Institucionet komunale, si dhe për angazhimet e deritanishme që komuna ka dhënë në përkrahje të Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike në Viti.

Ai tha se janë 6 disiplina të federatës shkollore si në shah, ping pong, volejboll, hendboll, fut sall dhe basketboll, ku përfshihen në aktivitete sportive nga 35.000 deri në 40.000 nxënës.

Edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike në Viti Milot Haziri, ka falënderuar kryetarin e komunës për gatishmërinë dhe përkrahjen që i kanë dhënë shoqatës së pedagogëve.

Ai gjithashtu përmendi edhe sukseset e nxënësve të komunës së Vitisë, të cilët kanë treguar rezultate cilësore, duke u renditur si të parët në disa disiplina sportive, gjatë vitit 2018.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.