DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim ansamble nga shtetet e ndryshme të botës, që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”

Kryetari i Vitisë priti në takim ansamble nga shtetet e ndryshme të botës, që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti priti në takim ansamble nga shtetet e ndryshme të botës, që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat” në Viti.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i festivalit ndërkombëtarë “N’Karadak krisin tupanat“ Arsim Abazi, kanë pritur sot në takim ansamblet dhe mysafirët e shteteve të ndryshme të cilët po marrin pjesë në këtë festival i cili këto ditë u zhvillua në disa qytete të ndryshme të Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, ka pranuar dhurata nga ansamblet pjesëmarrëse të cilët i falënderoj që janë pjesë e këtij festivali. I pari i komunës, ndau nga një falënderim secilit përfaqësues. Përndryshe në këtë festival po marrin pjesë mysafir dhe ansamble nga shtetet e ndryshme të botës si: Brazili, Spanja, Meksika, Turqia, Italia, Bullgaria, Qipro Veriore dhe të tjerë.

Ky festival është nën përkrahjen e Organizatës Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folklorike (CIOFF), anëtar i se cilës është edhe ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” në Viti.

Ndërsa sonte, në kuadër të ditës së mërgatës, ky festival do të mbahet në qytetin e Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.