DYLON

Kryetari i Vitisë priti delegacionet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”

Kryetari i Vitisë priti delegacionet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti dhe drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, Valleve dhe Riteve “N’Karadak Krisin Tupanat”, Arsim Abazi, kanë pritur sot në një pritje solemne delegacionet dhe ansamblet pjesëmarrëse në edicionin e pestë të këtij festivali.

Duke iu uruar mirëseardhje mysafirëve, kryetari Haliti theksoi se është nder dhe kënaqësi e veçantë që Vitia mirëpret përfaqësues të kulturave dhe traditave nga vende të ndryshme të botës, duke vlerësuar se prania e tyre e pasuron jetën kulturore të komunës dhe i jep festivalit karakterin e tij të mirëfilltë ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Në këtë edicion të festivalit po marrin pjesë delegacione dhe ansamble nga Luksemburgu, Peruja, Panamaja, Polonia, Portugalia, Meksika, Qiproja Veriore, Turqia, Egjipti, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Gjatë pritjes, kryetari Haliti falënderoi secilin delegacion për pjesëmarrjen, ndërsa ndau mirënjohje për përfaqësuesit e tyre në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin në promovimin e kulturës dhe folklorit.

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit, Valleve dhe Riteve “N’Karadak Krisin Tupanat” organizohet nën përkrahjen e Organizatës Ndërkombëtare të Festivaleve Folklorike (CIOFF), ku anëtar është edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia.

Në kuadër të aktiviteteve të festivalit, sonte në qytetin e Vitisë do të mbahet nata qendrore artistike, ku qytetarët dhe mërgimtarët do të kenë mundësinë të ndjekin performancat e ansambleve nga vendet pjesëmarrëse.

Në fund të këtij takimi kryetari Haliti ju ndau mirënjohje pjesëmarrësve të këtij festivali si dhe drejtorit të festivalit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.