DYLON

Kryetari i Vitisë po qëndron për vizitë në Austri

Kryetari i Vitisë po qëndron për vizitë në Austri
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve zyrtare si Kryetar i Komunës së Vitisë, gjatë vizitës në Austri, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, qëndroi në Komunën e Kapfenbergut, ku u prit nga udhëheqja komunale dhe zhvilloi një takim zyrtar me Nënkryetaren e Komunës, znj. Monika Vukelic-Auer, MBA.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe veprimtarët dhe udhëheqësit e shoqatave shqiptare në Austri, z. Naim Sadiku dhe z. Gani Maxhuni, me ndërmjetësimin dhe angazhimin e të cilëve u realizua ky takim, të cilët me kontributin e tyre të vazhdueshëm kontribuojnë në organizimin e aktiviteteve të shumta dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet mërgatës dhe institucioneve.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale, zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte konkrete me interes të përbashkët.

Po ashtu, në qytetin e Gracit, Kryetari Haliti po merrë pjesë në Konferencën Evropiane për Biomasën, ku janë të pranishëm përfaqësues nga Bashkimi Evropian, institucionet e nivelit qendror të Austrisë, si dhe autoritete dhe ekspertë të fushës së energjisë dhe mjedisit. Kjo konferencë paraqet një mundësi të rëndësishme për njohjen e praktikave më të mira evropiane dhe për krijimin e kontakteve që mund të shfrytëzohen edhe në të ardhmen për Komunën e Vitisë.

Këto aktivitete kanë për qëllim përfaqësimin dinjitoz të Komunës së Vitisë dhe krijimin e partneriteteve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përfitime konkrete për qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.