DYLON

Kryetari i Vitisë po merr pjesë në një vizitë studimore në Gjermani

Kryetari i Vitisë po merr pjesë në një vizitë studimore në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Zyrtari për Efiqiencë, Xhelal Haxhiu po marrin pjesë në një vizitë studimore në Freiburg të Gjermanisë dhe atë në kuadër të projektit “Mbështetja për Zbatimit të Pakos së tretë të Energjisë me fokus në Efiçiencë të Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

Gjatë kësaj vizite pjesëmarrësit do të mësojnë lidhur me praktikat më të mira për zbatimin e zgjidhjeve më të mira për aplikimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme nëpër qytete. Projekti implementohet nga GFA Consulting Group GmbH.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.