DYLON

Kryetari i Vitisë organizoi pritje për mërgimtarët

Kryetari i Vitisë organizoi pritje për mërgimtarët
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot ka organizuar një pritje për bashkatdhetarët që po qëndrojnë për pushime në vendlindje.

Me këtë rast i pari i Vitisë, pos që ju ka uruar atyre pushime të këndshme në vendlindje ka theksuar se komuna e Vitisë për nderë të “Ditët e Diasporës” do të zhvilloj aktivitetet të shumta të cilat kanë filluar me 1 gusht dhe pritet të zgjasin deri me 17 gusht.

EkoHigjiena

Ai po ashtu e vuri në pah rëndësinë që kanë bashkatdhetarët për Vitinë dhe Kosovën duke i falënderuar ata për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për vendin dhe shoqërinë.

Në emër të mërgimtarëve ka folur Hysen Ibrahimi, i cili përgëzoi atë për punën e bërë në Viti në të mirën e qytetarëve vitias. Ai dhuroi atij edhe një ekzemplar të librit të tij të ri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.