DYLON

Kryetari i Vitisë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Tearcës, Maqedoni e Veriut

Kryetari i Vitisë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Tearcës, Maqedoni e Veriut
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga z. Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë këtij takimi dy kryetaret kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes komunës së Vitisë dhe asaj të Tearcës.

EkoHigjiena

Sipas këtij dokumenti, memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtarë të qëndrueshëm ndërmjet komunës së Vitisë dhe të Tearcës.

Gjithmonë sipas këtij dokumenti në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkombëtar, do të realizohen objektivat e parapara në kuadër të fushave të partneritet të qëndrueshëm në fushën e kulturës, rinisë, sportit, zhvillimit mjedisor, ekonomik, bujqësorë dhe të tjerë.

Sipas memorandumit në fjalë dy kryetarët janë zotuar edhe për inicimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në zhvillim ekonomik, mbrojtjen e mjedisit por edhe të shkëmbimit të përvojave në fushën e zhvillimit të bujqësisë, menaxhimit të mbeturinave, menaxhimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet si dhe fushat të tjera që janë në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë dhe të Tearcës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.