Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros. Gjatë këtij takimi ata pos që kanë biseduar për bashkëpunimin mes tyre është nënshkruar edhe një marrëveshje e financimit.
Me këtë rast kryetari Haliti, bëri me dije se komuna e Vitisë, do të jetë pjesë e një projekti të UNDP-së. Ai tha se me projektin e ri pritën të gjenerohen vende të reja të punës, do të përkrahën bizneset, prodhuesit, përpunuesit por edhe bizneset e reja.
Kryetari Haliti tha se kjo është shumë e nevojshme në këtë kohë sidomos duke marrë parasysh që shumë të rijnë dhe të reja janë të pa punë por edhe pas një periudhe që kishin kaluar bizneset gjatë kohës së pandemisë. Ai përmendi edhe disa projekte që ishin realizuar bashkërisht në Viti dhe sukseset që kanë pasur.
Ndërkaq Shefi i UNDP-së, z. Nuno Queiros, falënderoj fillimisht kryetarin Haliti, për bashkëpunimin e mirë por edhe atë që ka dhënë besimin e tij që të bashkëpunojnë. Ai tha se kjo është edhe shenjë e vizionit të kryetarit Haliti, për të zhvilluar komunën e Vitisë, për të mbështetur bizneset ekzistuese, të reja dhe fermerët.
“Do ti mbështesim bizneset që të gjenerojmë të hyra, të krijojnë vende të reja të punës me qëllim që të japin një imazh edhe më të mirë të qytetit. Do të ndihmojmë edhe në zhvillimin e turizmit”, u shpreh Queiros, duke folur për projektin që synohet të realizohet në territorin e komunës së Vitisë. Përndryshe kryetari Haliti gjatë këtij takimi ka ndarë edhe një mirënjohje për shefin e UNDP-së për përkrahjen e komunës së Vitisë. /2LONLINE/