DYLON

Kryetari i Vitisë nderon me mirënjohje drejtorin e pensionuar të Shkollës Fillore “Safet Rexhepi” në Zhiti

Kryetari i Vitisë nderon me mirënjohje drejtorin e pensionuar të Shkollës Fillore “Safet Rexhepi” në Zhiti
Avatar photo Redaksia

Me rastin e pensionimit të drejtorit të Shkollës Fillore “Safet Rexhepi” në Zhiti, Musa Osmani, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar së bashku me zyrtar të Drejtorisë së Arsimit dhe kolektivin e shkollës, në shtëpinë e tij dhe e ka nderuar atë me një mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Haliti ka vlerësuar lart punën shumëvjeçare të Osmanit, duke theksuar se përkushtimi dhe angazhimi i tij në fushën e arsimit ka lënë gjurmë të rëndësishme në edukimin e brezave të rinj. Ai u shpreh se respekti për mësuesit dhe udhëheqësit e shkollave është respekt për të ardhmen e fëmijëve dhe për zhvillimin e shoqërisë.

EkoHigjiena

Drejtori i pensionuar, Musa Osmani, u falënderua për nderimin dhe mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë periudhës së punës së tij, duke u shprehur krenar që ka pasur mundësinë të kontribuojë në edukimin e gjeneratave të nxënësve në Zhiti dhe më gjerë.

Në fund, kryetari Haliti i uroi atij shëndet në këtë etapë të re të jetës, duke ritheksuar se mirënjohja për punën e tij mbetet gjithmonë e gjallë në kujtesën institucionale dhe shoqërore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.