DYLON

Kryetari i Vitisë nderoi me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

Kryetari i Vitisë nderoi me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësit e pensionuar, Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu, me rastin e përfundimit të karrierës së tyre profesionale në arsim.

Me këtë rast, kryetari Haliti u ndau atyre mirënjohje në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e çmuar që kanë dhënë ndër vite në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të nxënësve, si dhe për përkushtimin e tyre në misionin fisnik të mësuesit.

EkoHigjiena

Duke i uruar për pensionimin, kryetari Haliti vlerësoi lart punën, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në shërbim të arsimit, duke theksuar se mësimdhënësit mbeten shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të shoqërisë dhe formimit të gjeneratave të reja.

Nga ana e tyre, Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu falënderuan kryetarin Haliti dhe institucionet komunale për vlerësimin e treguar, duke shprehur kënaqësinë që për vite me radhë kanë kontribuar në arsimimin dhe edukimin e të rinjve të komunës së Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.