Kryetari i Vitisë nderohet nga komanda amerikane e LMT-së së KFOR-it për bashkëpunim

Kryetari i Vitisë nderohet nga komanda amerikane e LMT-së së KFOR-it për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim lamtumirës udhëheqësin e deritanishëm të Ekipit Monitorues Ndërlidhës (LMT) të KFORI-t Amerikan LT Jeff Erkel.

Gjithashtu Haliti i ka dëshiruar mirëseardhje dhe ofruar bashkëpunim maksimal komandantit të ri të kësaj strukture LT Edwin Sullivan.

Gjatë këtij takimi Halti ka falënderuar këtë ekip për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me institucionet lokale dhe theksoj se Vitia dhe Kosova ju është përjetësisht mirënjohës popullit amerikan për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë për të mirën e këtij vendi.

Në shenjë falënderimi Kryetari Haliti i ka ndarë LT Erkel një mirënjohje për bashkëpunim. LT Erkel ndër tjerash tha se pos bashkëpunimit të mirë që e ka pasur ai dhe ekipi i tij me institucionet lokale dhe qytetarët vitias ai është ndier në këtë komunë si në shtëpinë e tij.

Në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin dhe partneritetin e Kryetarit Haliti me KFOR 22 ai i ka ndarë atij po ashtu një mirënjohje.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe LT Edwin Sullivan i cili tani e tutje do të udhëheq ekipin e LMT-KFORI-it Amerikan që operon në territorin e Komunës së Vitisë.

Kurse Kryetari i Vitisë Sokol Haliti potencoi se institucionet komunale të Vitisë do të vazhdojnë bashkëpunim e mirë me LMT-KFOR.

KOMENTE