DYLON

Kryetari i Vitisë nderohet me mirënjohje nga Federata e Çiklizmit të Kosovës

Kryetari i Vitisë nderohet me mirënjohje nga Federata e Çiklizmit të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës Avni Nuha. Në shenjë respekti për bashkëpunimin e mire, dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet komunës së Vitisë dhe Federatës së Çiklizmit, kryetari Sokol Haliti u nderua me mirënjohje.

Kryetari Haliti ka falënderuar Federatën e Çiklizmit, për bashkëpunimin që e kanë pasur ndër vite. Ai po ashtu tha se përveç çiklizmit Komuna e Vitisë çdo ditë po përmbushet me formimin klubeve të reja si klubi futsallit, klubi futbollit për femra, atletikës, organizimi i rekordit të “Guinness” në Viti, po e freskojnë dhe përmbushin çdo ditë aktivizimin e rinisë sportive.

EkoHigjiena

Ndërsa z. Nuha tha se Komuna e Vitisë është një komunë me ekspansion të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, ai ka falënderuar kryetarin Haliti për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në aktivitete të ndryshme, të zhvilluara në komunën e Vitisë, ndër vite. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.