DYLON

Kryetari i Vitisë mirëpret përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan

Kryetari i Vitisë mirëpret përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, Agron Rukiqi si dhe komandantin e Stacionit Policor në Viti, Ruzhdi Abdullahu, me zyrtarë të tjerë policorë.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin që ka me komunën e Vitisë. Ai tha se ky bashkëpunim do të thellohet edhe me tej dhe është në interes të gjithë qytetarëve. Gjatë këtij takimi ata kanë folur edhe për angazhimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e sigurisë dhe të qetësisë publike si dhe rreth mundësive të bashkëpunimit në këtë drejtim.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.