Kryetari i Vitisë mirëpret fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë” në prag të 28 Nëntorit
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot fëmijët e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Fëmijët, të veshur me ngjyrat kuqezi dhe me veshje tradicionale shqiptare, realizuan një fotografi të përbashkët me kryetarin Haliti para hyrjes së Zyrës së Kryetarit.
Pas vizitës, fëmijët vazhduan aktivitetet festive në sheshin e qytetit të Vitisë, ku kënduan këngë kushtuar festës së 28 Nëntorit. /2LONLINE/
