DYLON

Kryetari i Vitisë merr pjesë në takimin me temën “Performanca komunale – vështrim drejt të ardhmes”

Kryetari  i Vitisë merr pjesë në takimin me temën “Performanca komunale – vështrim drejt të ardhmes”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në takimin me temën “Performanca komunale – vështrim drejt të ardhmes”.

Qëllimi këtij takimi është të diskutohet performanca komunale, mekanizmi i grantit të performancës, arritjet dhe sfidat.

Gjatë këtij takimi kryetarët e komunave kanë diskutuar rreth bashkimit të Grantit të Performancës dhe Fondit Stimulues të MAPL-së.

EkoHigjiena

Në këtë takim ishte e paraparë të marrin pjesë kryetarët e të gjitha komunave në Kosovë, përfaqësuesit e donatorëve të Grantit të Performancës dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal të Kosovës.

Përndryshe ky takim është mbajtur me ftesën e Projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS) që është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas.

Ky projekt promovon dhe mbështet 38 komunat e Kosovës drejt një qeverisje lokale më demokratike dhe njëmenaxhimi më të mirë komunal. Ndërkaq projekti DEMOS mbështet komunat bazuar në performancën e tyre, duke përdorur grantin e performancës dhe shpeshherë Komuna e Vitisë ka përfituar nga ky grant.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.