Kryetari i Vitisë merr pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Masakrës së Kabashit
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar viktimave të Masakrës së Kabashit të vitit 1913, ku u bë edhe zbulimi i lapidarit në vendin e të rënëve.
Me këtë rast, kryetari Haliti mbajti një fjalë rasti, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së të vërtetës te brezat e rinj.
Ai tha se zbulimi i lapidarit është një akt nderimi, respekti dhe përgjegjësie historike.
“Ne kemi për detyrë që emrat e viktimave, historinë dhe sakrificën e tyre t’ua përcjellim brezave të rinj. Sepse një popull që e ruan kujtesën historike, ruan edhe identitetin, dinjitetin dhe të vërtetën e tij. Është veçanërisht e rëndësishme që këto ngjarje të dokumentohen, të studiohen dhe të kujtohen me dinjitet, në mënyrë që viktimat e pafajshme të mos mbeten vetëm emra në faqet e historisë, por të jenë pjesë e kujtesës sonë kolektive”, u shpreh kryetari Haliti.
Ndërkaq, sipas të dhënave historike të përmendura këtë ceremoni në Masakrën e Kabashit, të kryer nga forcat serbe në vitin 1913, u masakruan 74 shqiptarë. /2LONLINE/
