DYLON

Kryetari i Vitisë mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin e aktiviteteve institucionale

Kryetari i Vitisë mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin e aktiviteteve institucionale
Avatar photo Redaksia

Në fokus të takimit ishte implementimi i projekteve dhe zbatimi i ligjit në të gjitha sektorët komunalë, si bazë për funksionim efikas, transparent dhe në shërbim të qytetarëve. Po ashtu, u trajtuan projektet e realizuara gjatë mandatit aktual, si dhe planifikimi i projekteve strategjike për katër vitet e ardhshme, në kuadër të planit zhvillimor të komunës.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua infrastrukturës rrugore, me theks në ndërtimin e rrugëve alternative që lidhin fshatrat me qytetin, duke synuar lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zhvillimin ekonomik lokal. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin dhe funksionalizimin e zonës ekonomike, si një mundësi e rëndësishme për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u trajtuan edhe aktivitetet dhe angazhimet që do të realizohen gjatë këtij viti, çështjet që ndërlidhen me arsimin dhe aktivitetet kulturore, si dhe organizimi i aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me synimin që ky përvjetor të shënohet në mënyrë dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse.

Bashkëpunimi ndërmjet drejtorive dhe koordinimi institucional mbeten thelbësore për realizimin e projekteve dhe për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Vitisë, thuhet në fund të njoftimin të kësaj komune. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.