DYLON

Kryetari i Vitisë mbajti takim për përgatitjen e shënimit të ditëve të ambientit

Kryetari i Vitisë mbajti takim për përgatitjen e shënimit të ditëve të ambientit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim me drejtorët komunal dhe përfaqësues të EcoHigjenës në Viti, për të diskutuar përgatitjet për shënimin e ditëve të ambientit gjatë muajit prill të këtij viti. Në këtë takim, ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe njoftoi për një vendim të ri të marrë nga ai.

I pari i Vitisë bëri me dije se përmes një vendimi ka shpallur vitin 2025 si vit i mbrojtjes së mjedisit dhe pyjeve në territorin e komunën e Vitisë. Qëllim i këtij vendimi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin e qytetarëve për ruajtjen e ambientit në këtë komunë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti shprehu angazhimin e tij për të realizuar disa aksioni mjedisore të cilat do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe pastrimin e mjedisit, si dhe do të inkurajojnë një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve lokale dhe qytetarëve për ruajtjen e natyrës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.