DYLON

Kryetari i Vitisë mbajti mbledhjen e rregullt me Bordin e Drejtorëve

Kryetari i Vitisë mbajti mbledhjen e rregullt me Bordin e Drejtorëve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt me Bordin e Drejtorëve, ku janë trajtuar një sërë çështjesh që lidhen me aktivitetet dhe angazhimet e komunës në ditët dhe javët në vijim.

Në këtë takim është diskutuar për përgatitjet dhe ecurinë e organizimit të manifestimit tradicional kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”, i cili edhe këtë vit pritet të mbledhë aktivitete të shumta kulturore, sportive dhe përkujtimore. U theksua se manifestimi i sivjetmë ka një simbolikë të veçantë, pasi përkon me 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Njazi Azemi.

EkoHigjiena

Gjatë mbledhjes u trajtua edhe çështja e bursave për studentë. Drejtorët diskutuan për kriteret që do të aplikohen, numrin e përfituesve dhe procedurat që do të ndiqen, me qëllim që përkrahja komunale të shkojë tek studentët që kanë më shumë nevojë dhe rezultate të mira në studime.

Po ashtu u diskutua edhe për vizitën zyrtare që kryetari Haliti pritet ta zhvillojë javën e ardhshme në Kirchain të Gjermanisë, vizitë e cila lidhet me bashkëpunimin ndër komunal dhe forcimin e lidhjeve me partnerët ndërkombëtarë.

Në fund të takimit janë shqyrtuar edhe çështje të tjera që lidhen me punët dhe projektet aktuale të komunës, me theks në koordinimin e aktiviteteve dhe përmbushjen e obligimeve institucionale në shërbim të qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.