DYLON

Kryetari i Vitisë kërkon përfundimin sa më të shpejt të projekteve të ujësjellësit

Kryetari i Vitisë kërkon përfundimin sa më të shpejt të projekteve të ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe me përfaqësues të fshatrave Tërstenik, Sadovinë e Çerkezve dhe Vërban kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të DORSCH/CDI-së dhe Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromova” nga Gjilani.

Në veçanti gjatë këtij takimi kryetari Haliti, ka kërkuar nga ta që sa më parë të bëhet funksionalizimi i ujësjellësit në këto tri fshatra, pasi që ato kanë kryer edhe kyçjet individuale dhe shtoi se menaxhimi i ujit duhet të bëhet nga KRU “Hidromorava”- Gjilan.

Ndërkaq gjatë këtij takimi Kryetari Haliti, ka bashkëbiseduar me ta edhe rreth projekteve të tjera të ujësjellësit në fshatrat e ndryshme të Vitisë, duke kërkuar që ato të përfundojnë sa më parë.

EkoHigjiena

“Komuna e Vitisë ka kryer shumë obligime për të përmbushur obligimet e veta në projektet e ujësjellësit, ndër to kemi paguar edhe borxhet e trashëguara. Është koha që sa më parë të funksionalizohen projektet e ujësjellësit dhe që qytetarët të kenë ujë të pijshëm të shtëpitë e tyre”, u shpreh Kryetari Haliti.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti është interesuar edhe rreth sigurimit të ujit të pijshëm në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë në veçanti në fshatrat ku është punuar në rrjetin e ujësjellësit por që akoma nuk janë funksionalizuar dhe nuk janë në menaxhim të kompanisë së ujërave. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.