DYLON

Kryetari i Vitisë kërkon mbështetje më të madhe për Komunat e Anamoravës

Kryetari i Vitisë kërkon mbështetje më të madhe për Komunat e Anamoravës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim të përbashkët që u zhvillua sot në Gjilan nëpërmjet përfaqësuesve të Komunave dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësve të Kosovës e cila u mbajt nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Shoqatës së Ujit dhe Kanalizimit në Kosovë (SHUKOS).

Gjatë këtij takimi në veçanti është folur bashkëpunimin e Komunave dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësve rreth organizimit dhe planifikimit të projekteve për investime infrastrukturore.

Me këtë rast Kryetari Haliti ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj siç tha ai të neglizhencës që po ju bëhet jo vetëm ndaj Komunës së Vitisë por edhe të komunave të Anamoravës nga qeveria qendrore në realizimin e projekteve në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimit.

EkoHigjiena

Haliti theksoi se ai gjithashtu është i pakënaqur për mos përkrahjen e Komunës ës Vitisë për marrjen e Kredisë së butë austriake edhe pse sipas tij Komuna e Vitisë është ndër të parat që ka bërë kërkesë për këtë lloj të kredisë.

Kryetari Haliti shtoi se si përfaqësues i qytetarëve të Komunës së Vitisë, ai është i pakënaqur edhe për mos zgjerimin e rrugës Gjilan, Viti, Ferizaj, për mos kyçje në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë si dhe për përkrahjen shumë të ulët financiare nga niveli qendror ndaj Komunës së Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.