Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e GIZ-it gjerman Maliq Pireci,
Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEP) për Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel lokal, me që rast edhe ka nënshkruar Kartën e Energjisë, e cila ka për qëllim, promovimin në mënyrë aktive të efiçiencs së energjisë, energjinë e ripërtritshme dhe menaxhimin e energjisë, si në ndërtesa dhe sisteme të shërbimeve, në shtëpi dhe në sektorin e biznesit.
Përmes nënshkrimit të kësaj karte, kryetarët e 36 komunave të Kosovës pajtohen që të përqendrohen dhe angazhohen për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme energjetike në qytetet e Kosovës dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Njëherësh, ata pajtohen që të rrisin efikasitetin e energjisë , përdorimin e burimeve të ripërtritshme, dhe do të menaxhojnë sistematikisht përdorimin e energjisë nëpër komuna.
Kjo do të stimulojë krijimin e vendeve të punës, zhvillimin ekonomik rajonal dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji.