DYLON

Kryetari i Vitisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës

Kryetari i Vitisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues nga Telekomi i Kosovës. Me këtë rast i pari i komunës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës që për qëllim ka shtrirjen e rrjetave optike për ofrimin e shërbimeve të internetit, TV dhe telefonisë fikse në tërë territorin e komunës.

Po ashtu bëhet me dije se përmes këtij bashkëpunimi, do të mundësohet modernizimi i infrastrukturës telekomunikuese dhe ofrimi i shërbimeve të sigurta të internetit brezgjerë për të gjithë qytetarët dhe bizneset në Viti. Kryetari Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij përkrahin çdo iniciativë që është në interes të qytetarëve të kësaj komune.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.