DYLON

Kryetari i Vitisë inspekton punimet në kompleksin e Inkubatorit të Biznesit dhe hapësirat e reja për arsimin profesional

Kryetari i Vitisë inspekton punimet në kompleksin e Inkubatorit të Biznesit dhe hapësirat e reja për arsimin profesional
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar dhe inspektuar nga afër zhvillimin e punimeve në kompleksin e Inkubatorit të Biznesit, si dhe rregullimin e kabineteve të reja që do të shërbejnë për përgatitjen e të rinjve me kompetenca të avancuara për ekonominë e tregut.

Ky projekt përfshin krijimin e hapësirave moderne mësimore dhe praktike, të cilat do të shfrytëzohen drejtpërdrejt nga Shkolla e Mesme Profesionale, duke forcuar ndërlidhjen mes arsimit dhe tregut të punës. Në kuadër të këtij investimi janë duke u funksionalizuar kabinete të makinerisë, elektros, teknologjisë ushqimore, si dhe hapësira në fushën e bujqësisë, përfshirë edhe qendrën inovative për bujqësi, akademinë e teknologjisë informative, sektorin e tekstilit dhe funksione të tjera në mbështetje të ndërmarrësisë.

EkoHigjiena

Po ashtu, pranë këtij kompleksi është duke u ndërtuar edhe palestra e dytë sportive shkollore, e cila do t’i shërbejë Shkollës së Mesme “Kuvendi i Lezhës”, ndërsa palestra ekzistuese do të rivitalizohet dhe do të marrë destinim të ri kulturor. Paralelisht, janë duke u përgatitur edhe hapësirat për shkollën e muzikës, si dhe parkingjet përcjellëse, duke krijuar kështu një kompleks modern arsimor, sportiv dhe kulturor në shërbim të të rinjve.

Komuna mbetet e përkushtuar që përmes investimeve konkrete të krijojë kushte sa më të mira për arsim, zhvillim profesional dhe perspektivë për gjeneratat e reja, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.