Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë dhe Fatbardha Emini, drejtoresha e Arsimit, kanë vizituar sot Pozheranin për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës.
Drejtoresha Emini, bëri me dije se këto ditë punimet në ndërtimin e këtij objekti shkollor janë duke u zhvilluar me një dinamikë më të përshpejtuar.
Po ashtu kanë parë nga afër edhe punimet që po bëhen në ndërtimin e palestrës së sportit në rrugën Drobesh-Viti.