Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar për së afërmi punimet që po bëhen në rregullimin e rrugës fushore në Lubishtë.
Me këtë rast kryetari Haliti, theksoi se qeverisja komunale e Vitisë, po vazhdon me projekte të shumta në lokalitetet e kësaj komune.
Duke folur për projektet në fushën e infrastrukturës rrugore, konkretisht të rrugëve bujqësore ai potencoi se kjo punë po bëhet që fermerët vitias të kenë qasje më të lehtë në parcelat e tyre.
Ai tha se kjo komunë po përkrahë fermerët edhe me projekte të tjera në sektorë të ndryshëm bujqësor siç është furnizimi me mekanizma bujqësorë, trajnime dhe të tjerë. /2LONLINE/