DYLON

Kryetari i Vitisë bisedoi me ekspert ndërkombëtar rreth Master- Planit të Ujitjes

Kryetari i Vitisë bisedoi me ekspert ndërkombëtar rreth Master- Planit të Ujitjes
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim ekspertin ndërkombëtar nga fusha e gjeodezisë, Rutger Kuiper, i cili është me eksperiencë ndërkombëtare në lëmin e trajtimit të tokave dhe ujërave.

Në këtë takim është folur mbi zhvillimin e një Master-Plani të Ujitjes dhe Kornizës së Investimeve në Kosovë pasi që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, ka kontraktuar SCP ( So ciete du Canel De Proven) nga Franca dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Këshilluese ( NOVUS) nga Kosova për zhvillimin e këtij Master-Plani.

Përndryshe ky Master–Plan do të përcaktojë përparësitë kritike për përmirësimin e sektorit të ujitjes dhe do të sigurojë blloqet e ndërtimit për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të ujitjes të Kosovës.

EkoHigjiena

Gjithashtu ky Master- Plan vlerësohet se është në interes të veçantë për sektorin e bujqësisë pasi që me të pritet të mbështeten objektivat e një strategjie kombëtare të Bujqësisë që synon të forcojë prodhimin dhe azhurnimin e zinxhirëve ekzistues të vlerës në treg.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.