DYLON

Kryetari i Republikanëve Selver Xhelili uron dhe i ofron përkrahje Genaiana Shabanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë znj. Gentiana Shabani priti sot në zyre, kryetarin e degës së partisë Republikane të Kosovës Selver Xhelili. I cili uroi znj. Gentiana Shabani zgjedhjen e saj si koordinatore , njëherit shprehu kënqësinë për angazhimin e madh që ka treguar koordinatorja Gentiana Shabani brenda këtyre pak ditëve që është emëruar në këtë Zyre si koordinatore e saj dhe ka shtuar se nëse ekziston vullneti për punë atëherë edhe punohet si rasti tanishëm i punës që po bëhet në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Koordinatorja Gentiana Shabani e ka falënderuar z. Selver Xhelilin për vizitën duke u shprehur e bindur se bashkarishtë mundemi të gjejmë zgjidhje për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Kosovë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.