Nga java e ardhëshme një kryetar i një komune në Kosovë, do të përballet më institucionet e drejtësisë për shkak të mos bashkëpunimit me AKK. Këtë e paralajmëroi kreu i Angjjencisë Kundër Korrupsion Hasan Preteni. Ai shtoi se emri këtij kryetari të Komunës do të publikohet në fillim të javës dhe lenda do të dërgohët në Gjykatë.
“Te konflikti interesit janë trajtuar 110 raste nje rast zyrtar i lart nuk ka bashkëpunuarë dhe nuk i është shmangur konfliktit të interesit flasim për një krytar komune rasti do të dergohet ne gjykatë dhe do ti ndalohët puna si kryetar”.
Po sot Presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka mbajtur një takim me akterët e institucioneve të thirrura sipas ligjit që kanë përgjegjësi ta lufotjnë korrupsionin. Jahjaga e cila kryeson këshillin kombëtarë kundër korrupsionit thase sistemi i drejtësisë në vend duhet të jetë i depolitizuar dhe autonom.
“Jemi zotuar që Kosova të jetë shtet i së drejtës. Ne duam reformë të thellë që do ta bëjë sistemin e drejtësisë të fortë. Duhet ende punë për reforma në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit, pasi që nga kjo varet rruga jone drejtë BE-së”.
Në këtë takim raportuan rreth ratseve të luftimit të korrupsionit edhe përfaqësues të Prokurorisë së shtetit, Këshillit Gjyqësor, dhe Policisë së Kosovës./RTK/