DYLON

Kryetari i LRFGJ-së dhe anëtari i KE të FFK-së, Armend Misini, uron FC Dritën për titullin kampion

Kryetari i LRFGJ-së dhe anëtari i KE të FFK-së, Armend Misini, uron FC Dritën për titullin kampion
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit (LRFGJ) dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Armend Misini, ka uruar skuadrën e FC Dritës pas triumfit të tyre në kampionat.

“Uroj FC Dritën për titullin kampion. Ka qenë një stinor me shumë suksese për bardhekaltërit, duke u kurorëzuar në fund me titull. Uroj presidentët e klubit Flamur Bunjakun e Valon Murselin, bashkë me trajnerin, stafin e gjithë lojtarët. Ju uroj suksese të mëdha në garat evropiane”, ka thënë Misini në urimin e tij.

EkoHigjiena

Përndryshe, sot FC Drita ka mundur Ballkanin në ndeshjen e javës së 33-të, (2:0) duke grumbulluar 66 pikë që e bëjnë kampion tri javë para përfundimit të Kampionatit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.