DYLON

Kryetari I Kuvnedit Veseli priti ambasadorin amerikan, Greg Delawie

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delaëie, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, fillimin e sesionit të ri parlamentar dhe domosdoshmërinë e ecurisë normale të punimeve të Kuvendit.

Ambasadori amerikan përsëriti edhe njëherë mbështetjen e tij për vazhdimin e punës së Kuvendit konform funksioneve kushtetuese të tij, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

EkoHigjiena

Kryetari Veseli theksoi nevojën e kthimit të dialogut në Kuvend ndërmjet të gjitha palëve, si mënyra e vetme për kapërcimin e mospajtimeve që kanë përshkuar tash e disa muaj raportet midis subjekteve politike. Në funksion të kësaj, ai shprehu interesimin për rolin tij përafrues pozitë-opozitë, në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, e cila do t’i hapte rrugë krijimit të kushteve për punë normale në Kuvend.

Ishte dakordim i përbashkët i të dy bashkëbiseduesve se duhet të hiqet dorë nga përdorimi i mjeteve jodemokratike dhe të dhunshme në Kuvend, duke iu kthyer respektimit të dispozitat ligjore dhe kushtetuese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.