DYLON

Kryetari i Kuvendit të Kosovës mori pjesë në Ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës mori pjesë në Ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, drejtues të tjerë të institucioneve vendore e përfaqësues diplomatikë të vendeve mike, përfaqësues të familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari e familjarë të tjerë të dëshmorëve.

EkoHigjiena

Ceremonia filloi me intonimin e himnit shtetëror dhe atij kombëtar nga orkestra frymore e FSK-së, për të vijuar me nderimet te Obelisku i Lirisë nga presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari dhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta, Fadil Shurdhaj.

Në vazhdim të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.