DYLON

Kryetari i Kuvendit priti në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kryetari i Kuvendit priti në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Theo Francken.

takim me parlamentarët belgë u bisedua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon, raportet e shkëlqyera dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

EkoHigjiena

Kryetari Konjufca, pasi i njoftoi mysafirët përkitazi me punën, të arriturat dhe synimet e legjislativit, vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe kërkoi njëherësh vazhdimin e mbështetjes ndaj shtetit tonë në rrugën euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Parlamentarët belgë e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe në fusha tjera me interes të përbashkët ndërmjet Mbretërisë së Beligjikës dhe Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.