DYLON

Kryetari i Kuvendit, Konjufca falënderon kongresistin Torres për përkrahjen për Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Konjufca falënderon kongresistin Torres për përkrahjen për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka vijuar vizitën e tij zyrtare në Uashington, me takime me anëtarë të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

kuadër të këtyre takimeve, kryetari Konjufca është pritur nga kongresisti Ritchie Torres, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, zhvillimet politike në shtetin tonë dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Kryetari Glauk Konjufca ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.