DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, takoi kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, takoi kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Tiranë, me pritjen nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
 
Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
 
Duke e uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re në krye të legjislativit të Kosovës, kryetari i PD-së e siguroi atë për mbështetjen e plotë dhe koherente të Partisë Demokratike të Shqipërisë në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës, si dhe për mbështetjen e plotë dhe vëllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës.
 
“Për mua prioritet vazhdon të mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me njohjen e ndërsjellë të këtyre dy shteteve”, theksoi Basha.
 
Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se qëndrimet e Partisë Demokratike të Shqipërisë lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe e ndihmojnë atë në pozicionimin e saj në proceset e ardhshme, pra edhe në dialogun me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimit evropian.
 
“Vetëm duke pasur një pozicion unik e të përbashkët, për të cilin punojmë duke e ndërtuar bashkë në vazhdimësi, të dy shtetet tona mund të kenë sukses”, theksoi Konjufca. /2LONLINE.com/
 

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.