DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe këshilltarët, ka pritur sot në një takim shumë miqësor presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutoi për aktualitetin politik, pandeminë, situatën energjetike, ekonominë dhe zhvillimet rajonale. 

Pasi i vlerësoi të shkëlqyera raportet bilaterale, kryetari Glauk Konjufca falënderoi presidentin Milanoviq për mbështetjen koherente të shtetit kroat ndaj Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për kontributin e pjesëtarëve të ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it. Ai po ashtu tha se orientim parësor i Republikës së Kosovës mbetet perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në NATO e organizata të tjera ndërkombëtare. 

EkoHigjiena

Edhe me këtë rast, kreu i Kuvendit shprehu përkushtimin për forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të dyanshëm, si dhe domosdonë e koordinimit të veprimeve në kuadër të zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare. 

Nga ana tjetër, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq konfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe gjithashtu edhe mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, me theks të veçantë në procesin e njohjes nga 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur, liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.