DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim kryetarin e Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim kryetarin e Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një delegacion austriak të kryesuar nga Karl Wilfing, kryetar i Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, i cili shoqërohej nga nënkryetari i parë, Karl Moser dhe deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner.

EkoHigjiena

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Gjatë takimit u vlerësuan raportet e mira dhe partneriteti i fuqishëm midis Austrisë dhe Republikës së Kosovës. Po ashtu u shpreh gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e praktikave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve tona.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe zëvendësi i tij, Martin Schaller. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.