DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári.  
 
Duke e uruar për detyrën e re, kryetari Glauk Konjufca shprehu falënderime dhe mirënjohje të lartë për kontributin e Aleancës Veriatlantike për lirinë e Kosovës, si dhe ndihmën e forcës shumëkombëshe në funksion të ruajtjes së mjedisit të sigurtë në Kosovë.  
 
Kryetari Konjufca po ashtu e vlerësoi si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që Kosova të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme sa më të afërt.  
 
Gjeneralmajor Kajári, pasi falënderoi të parin e Kuvendit për takimin mikpritës, konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për sigurimin e një ambienti të qetë e paqësor për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. /2LONLINE.com

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.