DYLON

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e BE-së,Tomas Szunyog

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e BE-së,Tomas Szunyog
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me shefin e Kabinetit Ilir Kërçeli dhe këshilltaren Arbenita Mjekiqi, priti sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën dhe Pakon e Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2021.   

Kryetari Glauk Konjufca vlerësoi bashkëpunimin dypalësh dhe kontributin e Bashkimit Evropian për perspektiven evropiane të Kosovës. Ai po ashtu nënvizoi progresin e theksuar në implementimin e reformave që kontribuojnë në procesin integrues të Kosovës në BE, duke veçuar me këtë rast si shembull për demokracinë në rajon e më gjerë mbajtjen e dy palë zgjedhjeve të lira e demokratike brenda këtij viti.

EkoHigjiena

Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Szunyog shprehu mirënjohje për frymën bashkëpunuese dhe rikonfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të avancimit të legjislacionit, sundimit të ligjit dhe shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët evropiane.
 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.