Kryetari i Komunës vizitoi pensionistët vitias

Kryetari i Komunës vizitoi pensionistët vitias

Organizata e pensionistëve, dega në Viti, sot mbajti kuvendin zgjedhor me që rast, ata i vizitoi edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti.

Xhemajl Rrustemi kryetar i deritanishëm i kësaj organizate, pasi foli për aktivitetin e Organizatës së Pensionistëve të Vitisë, tha se janë përballur me sfida, prej të cilave përmendi kushtet jo edhe aq të mira të zyrave, ndërkohë ka falënderuar Institucionet që sipas mundësive, kryetari i komunës i ka përkrahur dhe mbështetur në forma të ndryshme.

Ndërsa, duke përshëndetur kuvendin zgjedhor të pensionistëve vitias, kryetari Haliti tha se do të angazhohet që të ju ndihmoj edhe në të ardhmen, që kjo organizatë të funksionoj më mirë.

“Ne me kapacitetet tona, kemi treguar vullnet me ndihmua dhe për të ju mbështet, sepse juve ju takojnë meritat për punën dhe përkushtimin e treguar me dekada në ndërtim të qytetit. Do të shqyrtoj mundësit që të ju mbështesim edhe ë të ardhmen”, tha Haliti, duke ju propozuar edhe organizime të përbashkëta me pensionistët, si sheti nëpër Kosovë apo edhe pushime tjera në natyre.

KOMENTE