Sonte, në prag të Vitit të Ri, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Komandanti i Policisë, Afrim Halili,përfaqësuesit nga mërgata dhe bashkëpunëtorët e tij ka realizuar një vizitë simbolike në institucionet e rendit dhe shërbimit në qytet, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për punën e palodhur të stafit të Policisë, Zjarrfikësve dhe stafit të QKMF-së gjatë natës së Vitit të Ri.
Kryetari Haliti theksoi se “Puna e palodhshme e Policisë, Zjarrfikësve dhe stafit mjekësor është thelbësore për mirëqenien e qytetarëve tanë, dhe është një privilegj që kemi njerëz të gatshëm të ofrojnë shërbim edhe në ditët më të veçanta të vitit. Ata janë heronjtë e heshtur që mbajnë qytetin të sigurt dhe funksional.”