DYLON

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti mirëpret në takim kryetarin e Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti mirëpret në takim kryetarin e Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Karposhit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Sotir Lukrovski me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Kryetari Haliti, ka potencuar se Komuna e Vitisë ka një përvojë të rëndësishme në zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkomunale, jo vetëm brenda Republikës së Kosovës, por edhe me komuna jashtë kufijve të vendit. Ai ka theksuar se këto bashkëpunime përfshijnë edhe komuna nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe partneritete me institucione lokale nga vende të ndryshme evropiane dhe të botës, të cilat janë konkretizuar edhe përmes projekteve të mbështetura nga fondet e ndryshme përfshirë edhe të Bashkimit Evropian.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunave.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Karposhit, z. Sotir Lukrovski, ka vlerësuar pozitivisht takimin me kryetarin Haliti, duke shprehur interesimin për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet pushteteve lokale në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të suksesshme, si dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim institucional. Ndryshe, Komuna e Karposhit këtë vit shënon 50-vjetorin e themelimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.