DYLON

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti mbajti debatin e dytë publik për këtë vit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti mbajti debatin e dytë publik për këtë vit
Avatar photo Redaksia

Kryetarit i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot debatin e dytë të rregullt (online) me qytetarë, ku janë paraqitur zhvillimet aktuale në komunën tonë për gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit 2021.

Në pjesën e parë, kryetari Haliti i ka njoftuar qytetarët me aktivitetet dhe punët e zhvilluara, projektet që janë përfunduar gjatë këtij viti, si dhe ato që kanë mbetur të realizohen në vitin në vijim, duke i përmendur projektet konkrete të cilat janë realizuar me buxhetin komunal, por edhe përmes donacioneve të ndryshme si në infrastrukturë, ambient, arsim, kulturë, rini e sport.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ka raportuar për punën e drejtorive komunale në sektorët e tjerë veç e veç.

Ndërsa në pjesën e dytë, që është rezervuar për pyetjet e qytetarëve kryetari Haliti i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara tek kryetari, e që janë bërë përmes platformës GoogleForms. Në përgjithësi pyetjet e qytetarëve ishin rreth projekteve që do të zhvillohen nëpër lokalitete të komunës së Vitisë, menaxhimi i situatës me qentë endacak etj.

Ky debat u organizua nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit, ndërsa u zhvillua përmes platformës online, dhe është transmetuar në ueb faqen e komunës në facebook: “Komuna e Vitisë”, si dhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv në Plus TV. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.