Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti reagon ashpër ndaj Ministrisë së Financave.
“Që nga data 18 korrik 2024, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ka bërë mbylljen e qasjes në sistem të pagesave të zyrtarëve financiarë të komunës së Vitisë për shkak të një fature totale prej 744 mijë eurove, e cila rrjedhë nga obligimet e kontratës kolektive (punëtorët arsimorë, shëndetësorë dhe zjarrfikësit), që për komunën e Vitisë është një shqetësim i madh dhe një shumë e pa përballueshme për buxhetin komunal”, thuhet në fillim të reagimit të të parit të komunës së Vitisë.
Për me tepër ja reagimi i plotë:
Që nga data 18 korrik 2024, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ka bërë mbylljen e qasjes në sistem të pagesave të zyrtarëve financiarë të komunës së Vitisë për shkak të një fature totale prej 744 mijë eurove, e cila rrjedhë nga obligimet e kontratës kolektive (punëtorët arsimorë, shëndetësorë dhe zjarrfikësit), që për komunën e Vitisë është një shqetësim i madh dhe një shumë e pa përballueshme për buxhetin komunal.
Andaj, shprehim shqetësim të thellë dhe kërkojmë gjetjen e zgjidhjes sa më parë nga Ministria e Financave për këtë çështje, sepse edhe po të bëhet anulimi i të gjitha projekteve të pa tenderuara, ne si komunë nuk mundemi ti mbulojmë as gjysmën e këtyre mjeteve.
Poashtu, kërkojmë nga ministria përkatëse që sa më parë, të na e lejoj qasjen në sistemin e pagesave të zyrtarëve financiarë, sepse një gjë e tillë është e pa drejtë dhe e ka bllokuar në tërësi punën dhe projektet që janë duke u zhvilluar e poashtu edhe pagesat që duhet të bëhen në afat të caktuar. /2LONLINE/